(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1890, në fshatin Peshtan të Fierit. Më 18 dhjetor 1947, me vendim nr. 849, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «armik të popullit», dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë. Më 1949, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 102, fl. 111-113; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]