PETALLI Halit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 3 janar 1927, në Cërrik. Me vendim nr. 15, 30 janar 1957, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «sabotim», dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë (të pjesës së tij) dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Më 27 nëntor 1957, iu fal ¼ e dënimit të mbetur. Më 6 prill 1959, iu falën edhe 5 vjet të tjerë. U lirua më 14 maj 1961. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 84, fl. 92-93.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]