PETANI Aleksandër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1944, në Fier. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 8, më 6 prill 1991 Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga Fieri në Frakull të Madhe (Fier), prej 31 korrikut të vitit 1966 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 90, fl. 129-130.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]