PETANI Izet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1943, në Llakatund të Vlorës. U arrestua më 9 qershor 1973. Më 3 gusht 1973, me vendim nr. 168, Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut të mbetur në tentativë», dhe e dënoi me 15 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë. U lirua më 13 janar 1986. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 85, fl. 26.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]