PETKU (Sula) Asllan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shtiq të Kukësit, në vitin 1922. Me vendim nr. 1, datë 9 gusht 1949, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «faje penale kundër popullit dhe shtetit», «agjitacion e propagandë», si dhe «pjesëmarrje në një grup antipushtet», dhe e dënoi me 3 vjet privim lirie (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 265-266.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]