PETRELA Fadil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, në vitin 1917. Me datë 19 gusht 1946, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor se ka «simpatizuar organizatën e legalitetit» dhe ka «propaganduar kundër lëvizjes Nacionalçlirimtare» dhe e dënoi me 2 vjet heqje lirie. U arrestua më 4 dhjetor 1944. Me vendim nr. 3991, datë 25 tetor 1993, Gjykata e Rrethit Tiranë vendosi vërtetimin e faktit juridik të vdekjes së Fadil Petrelës në një aksident automobilistik më 13 maj 1949, gjatë transportit të tij si internuar nga Berati për në Tepelenë, për «motive politike». F. 1, Viti 2017, D. 104, F. 14-58.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]