(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1950, në Durrës. Me vendim nr. 80, datë 7 maj 1980, Gjykata e Rrethit të Durrësit e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut, të mbetur në fazën e përgatitjes» dhe «agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 17 vjet burg dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjeve për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, fl. 78-79.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]