(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 10 tetor 1930, në Klishar të Gjirokastrës. Me vendim nr. 5, datë 22 tetor 1951, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «hyrje në shërbim të spiunazhit të huaj» dhe për «pjesëmarrje në banda të armatosura», dhe e dënoi me 15 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale për 4 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 94-95.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]