(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Tiranë, në vitin 1918. Me vendim nr. 277, datë 23 maj 1952, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «organizim të grupeve kundër-revolucionare» për rrëzimin e pushtetit, «bashkëpunim me të arratisurit», «tentativë arratisjeje», «shpërndarje armësh me qëllim kundërrevolucionar », dhe e dënoi me vdekje (pushkatim), si dhe konfiskim të pasurisë. U arrestua më 29 qershor 1951. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 83-84.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]