(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1900, në Brest të Peshkopisë. Me vendim nr. 97, datë 10 qershor 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor si «strehuese kriminelësh», dhe e dënoi me 20 vjet burg, si dhe humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e dënimit. Më 1949, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 76/1, fl. 26-27; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]