PIRANIAN Vehran
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Bejrut të Libanit, në vitin 1921. Me vendim nr. 2, datë 21 janar 1948, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe «tentativë arratisjeje» për në Greqi. Për këtë, kjo gjykatë e dënoi me 5 vjet heqje lirie (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e dënimit. U arrestua më 6 nëntor 1947 dhe u lirua nga burgu më 8 maj 1950. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 177.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]