(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 8 gusht 1924, në Fier. Me vendim nr. 133, datë 26 gusht 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «veprime përgatitore për arratisje» dhe për «pjesëmarrje në një organizatë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 15 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 4 vjet kohë, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e gradës oficer në rezervë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 90/1, fl. 22-23.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]