Piruet

I njohur gjithashtu si:
Rruj rruj e mos e kruj

Viti:
2005

Zhanri:
Komedi

Shteti:

Prodhuesi i filmit – Studio:

Data e Publikimit:

Regjia:
Arian Çuliqi

Producent:

Skenari:

Muzika:

Aktorë:
● Vasillaq Vangjeli
● Natasha Sela
● Diana Proko
● Behar Mera
● Arben Dervishi
● Rita Lati
● Ajshe Stari
● Arian Çuliqi
● Julia Iliriani
● Greta Hushi
● Jonida Onuzi

Subjekti:
Piruet filloj xhirimet në 25 mars 2005 dhe u transmetua në fund vitit, me regji të Arian Culiqi, është një mini serial komedi. Ai i prezantohet publikut me një mini-serial, ndryshe nga telekomeditë e deritanishme. I talentuari Arian Culiqi, i quajtur ndryshe dhe regjisori i “humorit te zi” — përmend këtu “Nje baba tepër” — kësaj herë përveçse regjisor dhe skenarist, do të kemi mundësin ta ndjekim edhe si aktor. Ai do të aktrojë përkrah “Vasillaq Vangjeli-t ; Natasha Sele-s ; Diana Proko-s ; Behar Mera-s ; Arben Dervishit”. Në këtë mini komedi interpretojnë edhe dy balerina, Greta Hushi dhe Jonida Onuzi, që në film do të kërcejnë dhe aktrojnë, sepse kësaj herë Culiqi do të na paraqitet me një vizion krejt të ri. Rikthehet në stafin e tij edhe Julia Iliriani e cila në telekomedinë “Borxhliu” ka qenë në petkun e vajzës së shtëpisë. “Demi”, kështu quhet Ariani në filmin, do të ketë për nëne Aishe Starin. Ngjarjet zhvillohen në një familje shqiptare, ku babai V. Vangjeli dhe nëna N. Sela, përballen vazhdimisht me problemet e pafundta të tre vajzave të tyrë, Lolës (J. Iliriani), Tinës (Diana Proko) dhe Oltës (Greta Hushi). Sikur të mos u mjaftojnë ato, vjen të jetojë me ta dhe kushërira e tyre Greta (Jonida Onuzi). Është një telekomedi situatash dhe karakteresh, që nga seria në seri do të variojë dhe do ti imponojë spektatorit shumë humor e kënaqësi. Pas filmit të tij të fundit e mjaft të suksesshëm “Pesha e gruas sime” me protagoniste Sejfulla Myftarin, Diana Proko-n dhe Sokol Angjelin, Arian Culiqi kësaj herë në Televizionin Publik Shqiptar, vjen pra me “Piruet”.

Pamje nga Filmi

Vlerësimi IMDB:

Burime, referenca dhe shënime:
Filmat shqiptarë

[cite]