(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Burrel, në vitin 1904. Me vendim nr. 26, datë 6 mars 1945, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor si «kriminel lufte» dhe e dënoi me vdekje, si dhe konfiskimin e pasurisë. Si bashkëpunëtor i aparatit terrorist, si rreshter i një skuadre politike ka «ndihmuar në arratisjen e disa të burgosurve politik». Me vendim nr. 14, datë 25 qershor 1945, dënimi i është kthyer nga me vdekje, në burgim të përjetshëm. F. 1, Viti 2017, D. 110, f. 172-174.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]