PISHA Valentina
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1 mars 1955. U internua për motive politike. Me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Bilishti në Shtyllas (Fier), prej vitit 1955 deri më 30 dhjetor 1957. U internua bashkë me prindërit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 79, fl. 26-27.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]