PISTULLI Frida
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, më 3 tetor 1955. Me vendim nr. 15, datë 22 nëntor 1983, Komisioni Qendror i Internim/Dëbimeve vendosi njohjen e kohës së internimit për «motive politike» nga rrethi Shkodër, në fshatin Luz i Vogël të Kavajës, prej datës 22 nëntor 1983, deri më 16 nëntor 1989 për shtetasin Frida Zef Pistulli. F. 1, Viti 2017, D. 106, f. 181-182.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]