(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Thethë të Shkodrës, më 1 gusht 1949. Me vendim nr. 303, datë 10 shtator 1975, Gjykata e Rrethit Shkodër e deklaroi fajtor për «kundërshtim me dhunë» të përfaqësuesit të pushtetit popullor dhe e dënoi me 6 muaj heqje lirie. Me vendim nr. 12, datë 17 janar 1979, Gjykata e Rrethit Shkodër e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» kundër pushtetit dhe e dënoi me 9 vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 33-34.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]