PLAKA Shaban
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Pronar i madh. Lindi më 20 prill të vitit 1918, në fshatin Gostimë të Elbasanitit. Pjesëmarrës aktiv i organizatës «Balli Kombëtar». U arrestua në vitin 1944 dhe, me vendim nr. 57, datë 27 qershor 1945, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizatën e Ballit Kombëtar» dhe e dënoi me 30 vjet burg të rëndë, humbjen e të drejtave qytetare e politike dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më vonë, dënimi iu ul në 20 vjet burg. Më 1949, iu ulën edhe 5 vjet të tjerë. U lirua më 1955, por u arrestua sërish më 1966 dhe, me vendim nr. 51, datë 11 shkurt 1966, Gjykata e Qarkut të Elbasanit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 10 vjet burg. U lirua në vitin 1975. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 84/1 , fl. 42-43; Gazeta Zyrtare, nr. 92, 16 dhjetor 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]