PLAKU Rexho
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Konispol, në vitin 1900. Me vendim nr. 200, datë 17 dhjetor 1946, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor për «përhapje të parullave disfatiste» si një element i pakënaqur dhe e dënoi me vdekje, humbjen e të drejtave qytetare dhe politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme. Me shkresë nr. 539, datë 18 dhjetor 1946, dënimi me vdekje i kthehet në 30 vjet burg. Me vendim nr. 99, datë 25 korrik 1961, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 153-154.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]