PLANEJA Hajdar
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Prizren, në vitin 1910. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 4 janar 1992, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për «motive politike», komisioni në mbledhjen e datës 27 maj 1993 vendosi njohjen e faktit juridik të vrasjes pa gjyq për «motive politike» të Hajdar Ismail Planejës në tetor të vitit 1946, në vendin e quajtur Gjonaj, Prizren. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 190-191.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]