(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 27 dhjetor 1919, në Berat. Me vendim nr. 90, 2 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit», se «ka kryer veprime sabotazhi kundër pushtetit popullor», «ka bërë propagandë kundër integritetit taksor të vendit», «ka zhvilluar propagandë përçarëse në repartin e tij dhe ka organizuar grupe në ushtri për dezertim», ndaj dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e dënimit. Më 1948, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. U arrestua sërish më 1986 dhe, me vendim nr. 10, datë 30 janar 1986, Gjykata e Beratit e deklaroi fajtor për «përkrahje pas kryerjes së krimit», dhe për «agjitacion e popagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 16 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, fl. 144-145; Gazeta Zyrtare, nr. 20, 6 shkurt 1948.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit