PODOLSKI Aleksandër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1894, në Djepopetrovskë. U arrestua më 12 maj 1945, me akuzën se «është bërë vegël e ndërgjegjshme e propagandës armike», «ka sabotuar dhe penguar luftën e popullit shqiptar, duke marrë pjesë me armë krahas forcave gjermano-balliste», dhe u dënua me 30 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile e politike. Më vonë, dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, fl. 96-97.; Gazeta Zyrtare, nr. 92, 16 dhjetor 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]