POJANI Mynyr
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1909, në fshatin Pojan të Korçës. Më 17 nëntor 1945, me vendim nr. 13, Gjykata Ushtarake e Pogradecit e deklaroi «armik të popullit dhe kriminel lufte», dhe e dënoi me 30 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës civile për 5 vjet kohë. Me dekret, dënimi iu zbrit në 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 81, fl. 174-175.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]