(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Himarë – Vlorë, në vitin 1940. Me vendim nr. 58, datë 27 prill 1961, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» të mbetur në tentativë dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë (pjesën e tij), si dhe heqjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Me vendim nr. 55, datë 29 qershor 1961, Gjykata e Lartë (Kolegji Ushtarak) vendosi ndryshimin e vendimit të Gjykatës Ushtarake Tiranë, duke e dënuar përfundimisht me 5 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale pë drejtave elektorale për 2 vjet kohë. U arrestua më 2 korrik 1960 dhe u amnistua me dekret nr. 3603, datë 23 nëntor 1962 të Presidiumit të Kuvendit Popullor. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 86-87.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit