(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Përmet, në vitin 1911. U arrestua më 19 shkurt 1945, dhe me vendim nr. 24, datë 15 maj 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit», dhe e dënoi me 30 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e dënimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. U lirua më 9 janar të vitit 1957. AISKK, F. 1, Viti 2017, D. 85, f. 38-39; F. 1, V. 2017, D. 90, fl. 128.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]