(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1906, në Gjirokastër. Me vendim nr. 178, datë 14 korrik 1945, Gjykata Ushtarake e Korpusit të Tiranës e deklaroi «kriminel lufte» dhe «armik të popullit, bashkëpunëtor i aparatit terrorist të okupatorit (si agjent i policisë), anëtar i organizatës së Ballit Kombëtar», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, humbjen e të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë. Më vonë, dënimi iu ul në 30 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 66-67.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]