POTGORICA Sytki
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, më 3 maj 1946. Me vendim nr. 71, datë 3 maj 1972, Gjykata Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» në formën e përgatitjes për arratisje dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie, si dhe konfiskim të pasurisë. Me vendim nr. 533, datë 7 dhjetor 1973, Gjykata Tiranë e deklaroi fajtor për «fyerje të përfaqësuesit të pushtetit» dhe e dënoi me 3 muaj heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 6 vjet heqje lirie. Me vendim nr. 219, datë 7 qershor 1979, Gjykata Tiranë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» kundër shtetit dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 64-65.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]