PRASO Harikla
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 mars 1920, në Pepel të Gjirokastrës. U internua për motive politike. Me vendim nr. 26, datë 11 dhjetor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Gjirokastra në Krujë, prej 24 qershorit të vitit 1945 deri më 20 gusht 1949, dhe nga nga Gjirokstra në Perondi (Gjirokstër), prej 25 tetorit 1951 deri më 25 dhjetor të vitit 1956. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99/1, fl. 14-15; D. 101/1, fl. 92-93.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]