PREÇI Preng Bib
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Laç – Shkodër, në vitin 1899. Me vendim nr. 318, datë 26 dhjetor 1952, gjykata Ushtarake Territoriale Tiranë e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me diversantët» dhe« agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 20 vjet burgim, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë, si dhe konfiskimin e të gjithë pasurisë. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 120-121.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]