PREBIBAJ Pal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tropojë, në vitin 1889. Me vendim nr. 713, datë 19 nëntor 1993, Gjykata e Rrethit Tropojë vendosi njohjen e faktit juridik të vrasjes pa gjyq për «motive politike» të Pal Gjon Prebibaj në majën e Lepenicës, në Zeledin të Malit të Zi, më 12 janar 1944. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 302.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]