PREKA Age
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Velipojë të Shkodrës, më 20 dhjetor 1934. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ me vendim nr. 24, datë 18 qershor 1993 ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga fshati Malkolaj i rrethit të Lezhës, në rrethin Lezhë/Shkodër prej datës 10 shkurt 1945 deri më 15 korrik 1945, si dhe prej datës 29 gusht 1948 deri më 10 janar 1949. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 140-141.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]