PREKA Fran Dosh
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Bashkëluftëtar i Prekë Calit [shih]. Lindi më 1901, në Vukël të Malësisë së Madhe. Më 3 mars 1945, me vendim nr. 42, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me Prek Calin dhe [se] ka luftuar kundër komunizmit», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm dhe konfiskim të pasurisë. Më 1949, dënimi iu zbrit në 12 vjet burg. Më 11 maj 1993, me vendim nr. 189, Gjykata e Koplikut vendosi të njohë faktin e vrasjes së tij për motive politike, më 23 gusht të vitit 1956. Uran Butka, Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 160; AISKK, F. 1, V. 2017, D. 103, fl. 140-141; AISKK, F. 1, V. 2017, D. 103, fl. 123-124; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]