(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1917, në Bilaj të Krujës. Më 19 qershor 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e dënimit të tij me burg për motive politike, prej 1 dhjetorit të vitit 1955 deri më 29 nëntor 1963. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 83, fl. 62-63.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]