PRELA Gjelosh
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shalë të Shkodrës, në vitin 1912. Me vendim nr. 679, datë 17 dhjetor 1946, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me 15 vjet burgim. Me vendim nr. 133, datë 23 korrik 1948, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit», «ka ndihmuar të arratisurit», si dhe për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. U arrestua më 23 tetor 1947 dhe u lirua më 7 janar 1966. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 19-20.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]