PRELA Nik Lush
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Gjocaj, në vitin 1911. Me vendim nr. 518, datë 27 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor për «faje penale kundër popullit dhe pushtetit» dhe e dënoi me 3 vjet privim lirie (punë të detyruar). Dënimi filloi të zbatohet më 28 nëntor 1946. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 109-110.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]