(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1900, në Mirditë. Më 15 shtator 1945, me vendim nr. 177, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi «kriminel dhe armik të popullit», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Më vonë, dënimi iu zbrit në 20 vjet heqje lirie, ndërsa më 1949, dënimi iu zbrit në 10 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 87, fl. 164-165; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]