PRENGA Mark Ndue
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1927, në Vukël të Shkodrës. Më 18 dhjetor 1951, me vendim nr. 245, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «kalim kufiri, bashkëpunim me diversantët dhe rekrutim», dhe e dënoi me 20 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Më vonë, dënimi iu zbrit në 8 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 103, fl. 109-110.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]