PRIFTI Kleanthi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Peshkopi, më 21 qershor 1935. Me vendim nr. 24, datë 26 janar 1962, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, heqjen e të drejtave elektorale për dy vjet kohë, si dhe konfiskimin e pasurisë. Me dekret nr. 3988, datë 12 prill 1965, i falen dy vjet nga masa e dënimit. U arrestua më 5 shtator 1961. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 138-139.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]