PRIFTI Ngjelo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Përmet, në vitin 1890. Me vendim nr. 273, datë 9 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor se ka marrë pjesë në një «organizatë tradhëtare», duke u vënë në shërbim të Sillogut duke bërë «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë së paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua më 27 tetor 1947. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 60-61.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]