(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Pilur, në vitin 1932. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Himarë, në rrethin Krujë, prej muajit qershor 1945, deri në muajin dhjetor 1948 për çështje politike për shtetasin Ollga Polo Priftin. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 116-117.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]