PRIFTI Simo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Përmet, në vitin 1894. Me vendim nr. 273, datë 9 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një organizatë tradhëtare» duke bërë «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së tij, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit kohë. Me dekret nr. 962, datë 25 nëntor 1949 të Presidiumit të Kuvendit Popullor iu fal mbetja e dënimit. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 179-180.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]