PRIFTI Sotir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Korçë, në vitin 1904. Me vendim nr. 313, datë 13 nëntor 1946, Gjykata Ushtarake Korçë e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit», duke mbajtur lidhje me të arratisurit, dhe e dënoi me 4 vjet burgim (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e ndëshkimit. U arrestua më 10 tetor 1946. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 69-70.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]