(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1943, në Prishtë të Skraparit. U diplomua për drejtësi, pas rënies së regjimit komunist. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 25, datë 23 korrik 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Prishta në Libofsh (Fier), prej vitit 1945 deri më 30 qershor 1953. Është dekoruar me medaljen «Pishtar i Demokracisë». AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99. FL. 162, 167.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]