(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Tregtar, i biri i patriotit Jahja Prishtina, themeluesit të Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës. Lindi në vitin 1926, në Shijak. U gjykua me të ashtuquajturin Grupi i Deputetëve. Me vendim nr. 187, datë 27 shtator 1947, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake e dënoi me vdekje. Më 9 tetor 1947 mbërriti dhe refuzimi i faljes nga Presidiumi i Kuvendit Popullor (nr. 180). U ekzekutua të nesërmen, më 10 tetor 1947, në orën 2.30 të paradites. Leka Ndoja, Alvin Saraçi [përgatitën:], «Akte gjyqësore politike», 2, «Gjyqi i Grupit të Deputetëve (I)», ISKK, Tiranë 2016, f. 318, 479, 480, 519-520.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit