PRODANI Muhamet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Psar të Kolonjës, më 9 prill 1922. Me vendim nr. 5, datë 1 qershor 1983, Gjykata e Lartë Ushtarake ( Kolegji Ushtarak) e deklaroi fajtor për «sabotim të kryer në bashkëpunim» e «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, heqjen e të drejtës së zgjedhjes, si dhe internim për 5 vjet kohë. Dënimi ka filluar të zbatohet më 23 shtator 1982. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 36-37.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]