(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1911, në Korçë. Më 31 tetor 1946, me vendim nr. 606, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «armik të popullit dhe sabotator të pushtetit», dhe e dënoi me 20 vjet burg. Më 1949, dënimi iu zbrit në 10 vjet heqje lirie. Më 13 shkurt 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e vdekjes së tij në burg, në mars të vitit 1951. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 81, fl. 190-191; D. 79, fl. 36-37; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]