PRROI Fahrije Jonuz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shalës, më 15 korrik 1943. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993 ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga rrethi Elbasan, në rrethin Tepelenë, prej datës 30 gusht 1949, deri më 30 gusht 1950 për çështje politike për shtetasin Fahrije Jonuz Prroi. F. 1, Viti 2017, D. 110, f. 138-139.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]