PRROI Nikë Sokol
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Gimaj, më 13 gusht 1890. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Ligjit mr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të Udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, komisioni i krijuar në mbledhjen e datës 13 gusht 1993 vendosi, vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike nga ish i dënuari Nikë Sokol Prroi, prej muajit janar 1945, deri në janar 1947. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 47-48.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]