PRROI Rabije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 tetor 1905, në Belsh të Elbasanit. U internua për motive politike. Me vendim nr. 9, datë 24 prill 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Elbasani në Tepelenë, prej 1 shtatorit të vitit 1949 deri më 30 shtator 1950. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 84/1 , fl. 57- 58.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]