PUCI Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vinisht, më 13 shkurt 1887. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, si dhe shtesën e bërë në pikën 7 të Udhëzimit nr. 7, datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar, të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 9 janar 1992 vendosi njohjen e faktit juridik të vrasjes pa gjyq për «motive politike» të Hysen Pucit, në vitin 1946. F. 1, Viti 2017, D. 106, f. 1-2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]